Flash News

KRYESORE

U arrestuan pas tërmetit të 26 nëntorit, lirohen dy ish-kryetarë komunash dhe disa zyrtarë

U arrestuan pas tërmetit të 26 nëntorit, lirohen dy

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për disa prej zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, të arrestuar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, të akuzuar përgjegjës të dëmeve të shkaktuara.

Televizionet informative raportojnë se Apeli ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë edhe për ish-kreun e Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, dhe ish-kreun e Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia, duke dhënë masën “detyrim paraqitje”.

Këto janë masat e reja të sigurisë:

Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës Farkë, detyrim paraqitje

Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar, detyrim paraqitje

Faik Fejzo, detyrim paraqitje

Hodo Gjoni, detyrim paraqitje

Naim Shehi, arrest në shtëpi

Gëzim Shkalla, arrest në shtëpi

Fejzi Dyrmishi, arrest në shtëpi

Shefqet Doda, detyrim paraqitje

Mehmet Felahi, detyrim paraqitje

Agim Eski, detyrim paraqitje

Pëllumb Korfuzi, ndërtues, detyrim paraqitje

Ndoc Pepkolaj, detyrim paraqitje

Gerti Çalliku, detyrim paraqitje

Ali Dyrmishi, ndërtues, detyrim paraqitje

Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë, detyrim paraqitje

 

Të fundit