Flash News

KRYESORE

U arrestuan si anëtarë të grupit ‘Bajri’, gjykata lë të lirë dy prej tyre: Nuk ka prova

U arrestuan si anëtarë të grupit ‘Bajri’, gjykata

Lihen të lirë  Denis Brajoviç dhe Klaudio Hoxhalliu, të cilët u arrestuan disa muaj më parë në sajë të operacionit “Oaz”, si anëtarë të dyshuar të grupit kriminal ‘Bajri”.

Sipas ‘News 24” gjykata sot ka lehtësuar masën e sigurisë ndaj tyre, duke caktuar “arrest shtëpie”, pasi nuk ka prova që e provojën akuzën “përkrahje të autorit” dhe si të përfshirë në aktivitetet kriminale, për të cilat u akuzua grupi i të arrestuarve prej 11 personash.

Kujtojmë se operacioni “Oaz” erdhi pas gjashtë muajsh hetime intensive në Shqipëri dhe Holandë ku fshiheshin dhe vepronin anëtarët e grupit. Koka e tij, Safet Bajri, (Rustemi) u arrestua në Tiranë, i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda 11 të arrestuarit, dy prej të cilëve në Roterdam, Holandë, në role të ndryshme, akuzohen për 10 vepra penale, mes të cilave “vrasje”, “trafik droge”, “gjobëvënie”, “trukim ndeshjesh sportive” dhe “pastrim parash”.

Të fundit