Flash News

KRYESORE

U asfiksuan nga kaldajat, 27 nxënës në spitalet e Bulqizës dhe Peshkopisë. Ministria: Helikopterët në dispozicion

U asfiksuan nga kaldajat, 27 nxënës në spitalet e Bulqizës

27 nxënës u asfiksuan nga tymi i kaldajave në gjimnazin e Shupenzës. Ministria e Shëndetësisë, në një njoftim për shtyp thotë se “po ndjek nga afër situatën në Bulqizë, ku rreth 30 nxënës të shkollës së mesme të Shupenzës kanë shfaqur probleme shëndetësore si pasojë e vendosjes në punë të kaldajës në shkollën e mesme të Shupenzës”.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për shërbimin mjekësor në spitalet e Bulqizës dhe të Peshkopisë të 27 nxënësve, 15 prej të cilëve po marrin trajtimin e duhur mjekësor në spitalin e Bulqizës dhe 12 po transportohen aktualisht në spitalin e Peshkopisë. Qendra Shëndetësore Shupenzë ka dhënë ndihmën e parë për të gjithë nxënësit dhe po vazhdon të japë shërbim në vijim të paraqitjes së rasteve të reja.

Gjendja e të gjithë nxënësve që aktualisht po trajtohen në spitale është nën kontroll dhe nën monitorim të vazhdueshëm mjekësor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu po ndjek nga afër situatën në komunikim të vazhdueshëm me strukturat shëndetësore në terren dhe ka ngritur Task-Forcën e Emergjencës me mjek të specializuar për këtë ngjarje.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion Njësinë e Helikopterëve në rast se do të jetë e nevojshme transporti për mjekim më të specializuar në Tiranë”, thuhet nëë njoftim.

Gjimnazi i Shupenzës, “Rifat Manjani” është rikonstruturuar parapak muajsh dhe kaldajat janë vënë në përdorim sot për herë të parë.

Të fundit