Flash News

KRYESORE

U bashkua me grupin e dytë të 60 infermierëve, flet i riu nga Fieri: Pse iu bashkova nismës në mbështetje të Italisë

U bashkua me grupin e dytë të 60 infermierëve, flet i riu nga

Dje, një ekip prej 60 infermierësh shqiptarë, iu bashkuan nismës së dytë që mbështet Italinë fqinje të ‘gjunjëzuar’ në luftën ndaj Covid-19.

Ndër to ishte edhe Arlind Bani, një infermier nga Spitali Rajonal i Fierit, i cili në një intervistë për Politiko.al na rrëfen se përse e ndërmori këtë nismë, ndërsa 60 infermierët shqiptarë nga nesër, nisin nga puna.

Ju u bëtë pjesë e grupit të dytë të personelit mjekësor në mbështetje të Italisë për luftën ndaj Covid-19. Pse e morët këtë vendim?

E kam marrë këtë vendim sepse mendoj se Italia është një vend që na mbështetur dhe na ka mirëpritur ne shqiptarëve si komb. Unë personalisht, apo familja ime nuk është i detyrohemi Italisë, por ishte një vendim spontan.

Si e priti familja juaj këtë vendim?

Familja ime e mirëpriti vendimin tim. Nuk ishte kundër sepse ata e dinë që të qenurit infermier për mua nuk është vetëm profesion, por edhe pasion.

A i druheni frikës së infektimit?

Unë mendoj se po të tregohesh i kujdesshëm, asnjëherë nuk duhet të kesh frikë. Sidomos, profesioni ynë që është i detyruar vazhdimishtë të përballet me sëmundje nga më të ndryshme.

Si aplikuat për t’ju bashkuar kësaj nisme?

Isha pjesë e stafit në gadishmëri në lidhje me situatën Covid-19. U njoftova nga organizatorët e grupit dhe pranova pa hezitim.

Në cilin spital në Itali do të jepni kontributin tuaj dhe a do t’i nënshtroheni një trajnimi specifik më parë?

Jo, nuk do të ketë një trajnim pasi i gjithë stafi është i kualifikur dhe i pajisur me gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Ne pritet të nisim punën nga nesër, por fillimisht duhet të kryejmë testin sipas rregullores në fuqi.

S.Gj

Të fundit