Flash News

KRYESORE

U bashkuan me PS, Kryemadhi komenton largimin e 4 këshilltarëve të LSI në Shkodër

Ditën e sotme 4 këshilltarë të LSI iu bashkuan Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Kryetarja e LSI, Monika kryemadhi e ka komentuar këtë lëvizje të papritur të këshilltarëve, duke e cilësuar si një lajm të vjetër.

“Sot është ditë paqeje nuk është ditë për tu marrë me lajmet e vjetra, anëtarët e LSI janë të lirë për të qenë ku do që janë , por nuk e heqin dot vëmendjen nga kjo që po jetojmë”, u shpreh Kryemadhi, ndërsa uroi edhe festën e Sulltan nevruzit.

Katër këshilltarët e zgjedhur nga radhët e LSI në zgjedhje lokale, Sokol Jubica, Elton Radovani, Mirjan Bletaj dhe Roza Dedvukaj iu bashkuan PS  përmes një deklarate për mediat. Edhe më herët, kalime të ngjashme pati edhe në Fier, Elbasan, Vlorë etj.

Të fundit