Flash News

KRYESORE

U bë pjesë e ceremonisë antishqiptare, LSI asnjë reagim për deputetin Vangjel Tavo

Vangjel Tavo i LSI së bashku me Vangjel Dulen e PBDNJ ishin dy deputetët e Kuvendit që morën pjesë në ceremoninë mortore të Kostandinos Kacifas në Bularat të Gjirokastrës. Ndonëse 35 vjeçari sulmoi me armë Policinë e Shtetit, dy deputetët nuk ngurruan të shkonin në jug të vendit dha te nderonin të ndjerin si “hero”.

Të gjitha informacionet që vinin nga Bularati flisnin për një ceremoni mortore që do të kthehej në tërësisht politike dhe antishqiptare. E në të vërtetë kështu ndodhi. Tavo dhe Dule u ndodhen në mes të turmës që bërtiste në mënyrë histerike kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Ndërkohë që qëndrimi i PBDNJ për këtë çështje është i ditur, përshtypje bën fakti që Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka reaguar ende për pjesëmarrjen e deputetit të saj në këtë ngjarje.

As kreu i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili nuk ka reaguar për deputetin, edhe pse reagimet e tij, të paktën në rrjetet sociale, janë të përditshme për të gjitha çështjet politike dhe sociale.

Vangjel Tavo është fotografuar edhe duke u takuar me eurodeputeten qipriote, Eleni Theocharous, e cila ka mbajtur së fundmi qëndrime raciste dhe antishqiptare.

Të fundit