Flash News

KRYESORE

U bë pjesë e listës së zezë në Maldive se kapi një peshkaqen, Gjiko kërkon falje publike

U bë pjesë e listës së zezë në Maldive se kapi

Reperi i njohur shqiptar Gjiko, pak ditë më parë shpërndau një video nga ishujt Maldives ku kishte kapur një peshkaqen. Kjo video solli shumë reagime pasi në këtë vend është e ndaluar me ligj peshkimi i peshkaqenëve.

Por mesa duket, Gjiko nuk e ka ditur rëndësinë e tyre në ishull dhe ka kryer veprimin e pahijshëm. Videoja e tij u publiku nga instruktori i zhytjes i cili e futi reperin në listën e zezë të ishullit.

 Ditën e e djeshme këngëtari ka kërkuar falje për veprimin duke u shprehur se nuk kishte dijeni për ligjin dhe se pas xhirimit të videos e lëshoi përsëri peshkaqenin në ujë.

Në video Gjiko thotë: Jam Gjiko, së pari dua të kërkoj falje nga zemra për veprimin tim. Dhe e dyta dhe më e rëndësishmja është që peshkaqenin e lashë të lirë në det pasi videoja u xhirua. Unë  nuk isha në dijeni për ligjin në atë vend.

Video e tij është publikuar nga instruktori dhe bashkëngjitur, ai shkruan: Gjiko dhe unë biseduam në telefon dhe ai kërkoi falje për veprimet e tij. Do të punojmë bashkë për mbrojtjen e peshkaqenëve në Maldive. Ai do të jetë me mua në Maldive shumë shpejt dhe do të zhytemi në ujëra me peshkaqenët për t’ia treguar atij bukuritë e këtyre krijesave të magjishme. Ndryshimi mund të arrihet me anë të ngritjes së vëmendjes dhe edukimit. Respekt Gjiko, mezi pres të punoj me ty.

 

 

Të fundit