Flash News

KRYESORE

“U blenë nga Endri Fuga”, pronari i televizionit ‘përplaset’ me Çim Pekën: Kush e urdhëroi të hiqte statusin urgjent  

“Lufta” për audiencë ka përplasur në rrjetet sociale dy drejtues mediash, atë të syri.net Çim Peka dhe të televizionit informativ ‘Fax News’, Kasem Hysenbelliu.

Pas një statusi në rrjetet sociale nga ana e Pekës se protestën për teatrin dje, po e ndiqte vetëm media e drejtuar prej tij, ka reaguar Hysenbelliu.

Ai jo vetëm hedh poshtë këtë reagim, por sipas tij, Peka më pas është urdhëruar ta fshijë statusin në rrjetet sociale.

Reagimi:

Syri pishë i Xenit!

Pas statusit te Cim Cekes për turpin e madh të mediave informative dje, ku të gjitha ishin blerë nga Endri Fuga, midis tyre dhe Faxnews, ku duket qartë se ka protestën e teatrit live në kuadrat te vogël dhe flesh me të fundit, Xeni e urdhëroi Cimin: hiq urgjent statusin se "na zbuluan"....

Ps.A e ka zbatuar urdhrin Cimi, zbulojeni vetë.

Të fundit