Flash News

KRYESORE

U blenë nga fondet e konfiskuara, Krimi Ekonomik sekuestron 3 makina luksoze (VIDEO)

U blenë nga fondet e konfiskuara, Krimi Ekonomik sekuestron 3 makina

3 automjete te reja, të blera nga fondet e konfiskuara që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, i kaluan sot Strukturave të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar dhe Aseteve Kriminale, në Policinë e Shtetit.

Policia bën me dije se në kuadrin e masave për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale, me qëllim përmirësimin e hetimeve paraprake penale dhe forcimin e kapaciteteve logjistike, për strukturat e hetimit të aseteve kriminale, krimit financiar dhe pastrimit të parave,Strukturat e Hetimit të Financave Kriminale në Policinë e Shtetit, përfituan nga ky fond i konfiskuar e i destinuar për këtë qëllim, 3 automjete të reja.

Këto mjete janë një ndihmë në punën e këtyre strukturave, në gjetjen, sekuestrimin me qëllim konfiskimin dhe rikuperimin tek vitkimat e krimit të aseteve kriminale, si dhe për zhvillimin e sitemit të drejtësisë.

Ky është një motiv për strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar dhe Aseteve Kriminale, në kuadrin e programit të Qeverisë, prioriteteve të Policisë së Shtetit dhe zbatimit të planit të masave “Vjeshtë 2017”, për “Goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale” dhe "Forcimin e rendit dhe sigurisë", duke synuar t'i heqim krimit mjetet dhe qëllimin kryesor të tij financat, dhe t'i përdorim ato për kompensimin e viktimave të krimit dhe zhvillimin e forcimin e strukturave të zbatimit të ligjit dhe Sistemit të Drejtësisë.

 

Të fundit