Flash News

KRYESORE

U bllokua me dhunë nga 5 policë në aeroportin e Malpensës, vdes shqiptari (VIDEO)

U bllokua me dhunë nga 5 policë në aeroportin e Malpensës,

44-vjeçari shqiptar Aldo Laci ka ndërruar jetë në aeroportin e Malpensës në Itali, aty ku po priste bashkëshorten e tij.

Mediat italiane bëjnë me dije se ai ka qenë nën efektin e kokainës. Sipas familjarëve të viktimës shkak i vdekjes së tij është bërë goditja nga policia në qafë dhe shtrirja në tokë me dhunë, duke pësuar dhe goditje në zemër.

Në videon e aeroportit shihet qartë teksa i riu vrapon, ndërsa ndiqet nga 5 policë italianë.  Ata e kanë ndaluar dhe goditur me dhunë.

Familja e shqiptarit ka denoncuar policët nëpërmjet avokatit Enzo Lepre, sepse ata janë të bindur se pavarësisht “gjendjes” së shqiptarit, vdekja “është shkaktuar drejtpërdrejt nga agresioni i forcave të policisë".

 

Të fundit