Flash News

KRYESORE

U braktis në një çantë, gjendet e pajetë një foshnje në Tiranë

U braktis në një çantë, gjendet e pajetë një

Një foshnje e porsalindur është gjetur e pajetë në Tiranë. Ngjarja e rëndë u konstatua sot në orët e para të mëngjesit.

Sipas policisë, foshnja u gjet pa shenja jete brenda një çantë te zezë në rrugën “Azem Galica” në zonën e Paskuqanit.

“Më datë 02.09.2018, rreth orës 07:30, në rrugën “Azem Galica”, në një çantë të zezë, është konstatuar e braktisur dhe pa shenja jete, një foshnje e porsalindur. Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale’, sqaron paraprakisht policia.

Të fundit