Flash News

KRYESORE

U citua në disa pankarta, reperi Unikkatil mesazh inkurajues për studentët shqiptarë

U citua në disa pankarta, reperi Unikkatil mesazh inkurajues për

Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil është një tjetër artist që renditet krah studentëve, të cilët kërkojnë ulje të tarifave.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai u bën njëkohësisht apel të rinjve të tregohet të kujdesshëm dhe të mos përçahen.

“Forca studenta!! Kur fillon politikani me iu frikësu popullit atëherë shteti ecë si duhet!! Mirëpo, mos lejoni parti tjera me rrasë hundën këtu”, shkruan ai.

Studentët protestojnë prej 8 ditësh pa ndalim, duke kërkuar reduktim e tarifave të studimit, në një kohë që Ministria e Arsimit nuk ka kthyer ende përgjigje.

“Bëjini edhe ju share”, figurat publike që i janë bashkuar protestës së studentëve

 

Të fundit