Flash News

KRYESORE

U dëbua 4 herë nga Greqia, shqiptari i arrestuar tenton të arratiset nga burgu

U dëbua 4 herë nga Greqia, shqiptari i arrestuar tenton të

Ka tentuar të arratiset nga burgu shqiptari i cili pak ditë më parë u arrestua nga policia greke pasi dhunoi një bashkëkombës bashkë me disa persona të tjerë.

I riu shqiptar ka tentuar të arratisej duke sharruar hekurat e qelisë, por është konstatuar nga policia e burgut, e cila parandaloi arratisjen.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të së dielës në qelitë e paraburgimit pasi për shqiptarin akoma nuk është marrë vendimi për transferimin në burg.

27-vjeçari u arrestua disa ditë më parë pasi së bashku me dy shtetas të tjerë dhunuan bashkëkombësin e tyre duke tentuar t’i rrëmbenin të dashurën. Policisë arriti ti shpëtonin dy personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Në të kaluarën, shqiptari është dëbuar 4 herë nga Greqia por ai ka gjetur gjithnjë mundësinë për t'u rikthyer në territorin grek.

Të fundit