Flash News

KRYESORE

U dëgjua nga terroristi në Zelandën e Re para krimit, autori i këngës “Karaxhiç, heroi i serbëve”: Kam frikë për jetën

U dëgjua nga terroristi në Zelandën e Re para krimit, autori i

Ish-presidenti i serbëve në Bosnje, Radovan Karaxhiç mori një vendim nga Gjykata e Hagës, e cila e ka dënuar me burgim të përjetshëm për genocid e krime kundër njerëzimit. Emri i tij u përmend edhe gjatë masakrës së Zelandës së Re.

Terroristi australian Brenton Tarrant, pak përpara se të kryente vrasjen e 50 muslimanëve dhe plagosjen e 50 të tjerëve, kishte në sfond në makinën e tij këngën “Karaxhiç, heroi i serbëve”, kënduar nga Zeljko Grmusa.

Grmusa është pyetur nga mediat serbe, pasi dyshohet se kënga e tij kishte “frymëzuar” kriminelin në Zelandë. Grmusa tha se kënga ishte thjesht një dedikim për kohën e luftës dhe se sipas tij, nuk ka asnjë lidhje me asnjë lloj krimi.

“Është e tmerrshme ajo që ndodhi në Zelandën e Re. Sigurisht që jam në anën e njerëzve të pafajshëm. Tarrant është një vrasës dhe nuk ka rëndësi se çfarë kënge po dëgjonte në momentin që ka kryer sulmin e tmerrshëm.

Kënga është bërë në vitin 1993, gjatë kohës së luftës. Ajo ishte për t’i dhënë një mbështetje morale ushtrisë serbe. Ai (terroristi) zgjodhi këngë serbe, por mund të zgjidhte këngë kineze apo çfarë do. Kjo besoj s’ka lidhje me krimin e tij tepër të shëmtuar”, tha këngëtari serb, ndërsa shtoi se pas masakrës në Zelandë, ka frikë për jetën e tij.

Të fundit