Flash News

KRYESORE

U dekretua nga presidenti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, KPA shkarkon nga detyra Besnik Muçin

U dekretua nga presidenti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra ish prokurorin Besnik Muçin, i cili prej disa javësh është anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i dekretuar nga presidenti Ilir Meta.

KPA mori në konsideratë ankimimin e Komisionerit Publik, se ish prokurori nuk justifikon pasurinë me burime të rregullta dhe për figurën morale, pasi Muçi e kishte kaluar testin e vettingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në seancën e mbajtur sot, relatori i çështjes tha se Muçi ka cenuar besimin e publikut të drejtësia, duke mos e konfirmuar më në detyrë.

Po ashtu, i vuri theksin që në nisje të seancës se Besnik Muçi kur nisi i procesin e rivlerësimit mbante detyrën e prokurorit, ndërsa është anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Nëse vendimi i KPA dhe i Gjykatës Kushtetuese zbatohet, atëherë rrjedhimisht kjo e fundit reduktohet me katër anëtar, por kjo mbetet për t’u parë.

 

Të fundit