Flash News

KRYESORE

U dëmtua gjatë përballjes Portugali-Serbi, Ronaldo: Qetësohuni, e njoh trupin tim

U dëmtua gjatë përballjes Portugali-Serbi, Ronaldo:

Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo, pësoi një dëmtim muskular gjatë ndeshjes kundër Serbisë, të vlefshme për kualifikueset e EURO 2020.

Pas këtij dëmtimi Ronaldo doli nga fusha në minutën e 30 dhe kërkoi zëvendësimin e tij. Ky problem i shqetësoi shumë tifozët e Juventusit, të cilët presin përballjen me Ajax-in në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League.

Por Ronaldo është shprehur se e njeh trupin e tij dhe se ky shqetësim mund të marrë fund për një ose dy javë.

“Nuk jam i shqetësuar për dëmtimin sepse e njoh trupin tim. Janë gjëra që ndodhin. Jam i qetë sepse e di që do të kthehem pas një ose dy javësh”.

Ndërkohë, pritët që mjekët e Juventusit të kryejnë vizitat e rastit dhe do të njoftojnë kohëzgjatjen e rekuperimit të Cristianos. Ndeshja me Ajax-in do të luhet më 10 prill.

Të fundit