Flash News

KRYESORE

U dëmtua në finalen e Champions-it,  Egjipti grumbullon Salah në Botëror

U dëmtua në finalen e Champions-it,  Egjipti grumbullon Salah

Futbollisti egjiptian i Liverpool, Mohamed Salah, i cili u dëmtua në finalen e “Champion League”, është grumbulluar nga përfaqësuesja e Egjiptit për Kupën e Botës.

Trajneri Hector Kuper, e ka përfshirë sulmuesin në formacionin përfundimtar edhe pse koha për rikuperimin e tij të plotë ishte të paktën 3 javë.

Mohamed Salah do të jetë në ndeshjet e Egjiptit, edhe pse mbetet për t’u parë nëse do të ketë rolin e tij në premierën me Uruguain, apo do të aktivizohet në sfidën e dytë në grup.

Por surpriza e Egjiptit në këtë Botëror është edhe Esam El Hadarit, portieri 45-vjeçar veteran që realizon ëndrrën e jetës me Botërorin e parë, e me shumë gjasa edhe të vetmin në karrierë.

Të fundit