Flash News

KRYESORE

U dëmtua nga tërmeti, shembet me 130 kg eksploziv pallati  14-katësh në Durrës

U dëmtua nga tërmeti, shembet me 130 kg eksploziv pallati

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë pasdite, me shpërthim të kontrolluar një objekt (pallat) 14 katësh në Durrës, i cili u dëmtua gjatë tërmetit te nëntorit te kaluar dhe nga ekspertët u klasifikua i pabanueshëm.

Për realizimin e shpërthimit, janë hapur në trupin e objektit 5 mijë furnela (vrima) dhe do të përdoren 130 kilogramë lëndë eksplozive. Vetëm pak ditë më parë, për dobësimin e strukturës së këtij pallati, IKMT kreu shpërthime të brëndshme.

Deri tani vetëm në Durrës, janë prishur rreth 100 objekte të dëmtuara nga tërmeti.

Të fundit