Flash News

KRYESORE

U denoncua dy vite më parë nga opozita por hetimet kanë ngecur. Çështja drejt mbylljes

U denoncua dy vite më parë nga opozita por hetimet kanë ngecur.

Prokuroria duket se ka lënë në harresë hetimet sa i takon pajisjes Imsi Catchet me të cilën dyshohet se janë bërë përgjime të paligjshme.

Duket se kjo çështje ka mbetur peng i letërporosive por ajo që është më shqetësuese është pikërisht afati i zgjatjes së hetimeve. Prokuroria ka edhe një muaj kohë dhe nëse nuk ka zhvillime atëherë kjo çështje rrezikon të mbyllet.

Dy vite më parë, Partia Demokratike denoncoi futjen në Shqipëri të pajisjes Imsi Carchet me të cilën dyshohet se janë realizuar përgjime të paligjshme. Kjo çështje solli edhe pezullimin nga detyra për disa kohë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në atë kohë, Haki Çako.

Të fundit