Flash News

KRYESORE

U denoncua nga Basha, Gjykata nën masa të larta sigurie lë në burg Durim Keçin

U denoncua nga Basha, Gjykata nën masa të larta sigurie lë

Sot paradite, Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin për të lënë në burg me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin Durim Keçi. Keçi u denoncua dy ditë më parë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, si bashkëpunëtor i PS-së dhe se ishte hequr nga lista e Interpolit me kërkesë të kryeministrit Edi Rama.

Nën masa të larta sigurie, trupi gjykues vendosi masën ‘arrest me burg’ për Durim Keçin, pavarësisht kundërshtimit të avokatit mbrojtës.

Avokati kërkoi masën ‘arrest shtëpie’ pasi sipas tij, ndaj të akuzuarit është zhvilluar një proces i montuar në Itali. Megjithatë, gjykata nuk mori parasysh kërkesën e avokatit.

Durim Keçi akuzohet për ‘trafik droge’, ‘pjesëmarrje në organizata kriminale’ dhe ‘shfrytëzim prostitucioni’.

Të fundit