Flash News

KRYESORE

U denoncua nga një qytetar, Peleshi merr masa ndaj drejtorit dhe inspektorëve të AKU-së në Fier

U denoncua nga një qytetar, Peleshi merr masa ndaj drejtorit dhe

Ministria e Bujqësisë ka marrë masa ndaj drejtorit dhe disa inspektorëve të AKU-së në Fier për shkak të shkeljeve të ligjit.

Ministri Niko Peleshi i cili tha se pas denoncimit qytetar dhe verifikimeve AKU-ja në Fier ka qenë në kundërshtim me ligjin dhe se ka urdhëruar marrjen e masave  për personat përgjegjës.

“Nisur nga denoncimi qytetar në qarkun e Fierit kam urdhëruar drejtorin e AKU-së të ndërhyjë për të bërë verifikimet e nevojshme. Dje dhe sot, mbas denoncimit qytetar, rezulton se veprimtaria AKU-së në Fier ka qenë në kundërshitm flagërant me ligjin. Për rrjedhojë kam urdhëruar marrjen e masave në mënyrë të menjëhershme, duke filluar nga drejtori i AKU-së duke vazhduar me inspektorët përgjegjës. Jemi të vendosur ti japim fund kulturës së fajeve pa  fajtor, sidomos në kontrollin ushqimor”, u shpreh Peleshi.

Të fundit