Flash News

KRYESORE

U denoncua nga PD si i dënuar në Greqi, Balla tregon cili do të jetë qëndrimi i PS për Qerim Ismailajn

U denoncua nga PD si i dënuar në Greqi, Balla tregon cili do të

Sekretari i Përgjithshëm dhe kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka komentuar denoncimin e PD ndaj një tjetër kryebashkiaku socialist të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

I pyetur nga mediat nëse PS ka një vendim politik për Qerim Ismailajn, kryebashkiakun e Mallakastrës, pasi PD e denoncon me dokumente si një person që ka fshehur një dënim 3-vjeçar në Greqi për plagosje në formularin e dekreiminalizimit, Balla tha se përgjegjësia e secilit është personale.

“Ka vendim politik që prej ditës që PS ka mbështetur ligjin e dekrimianlzimit. Nuk i takon më asnjë lloj përgjegjësie PS në këtë rast, por është përgjegjësi personale dhe i bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të mos humbë kohë edhe për raste të tjera nga çdo lloj partie, që opinioni publik të informohet sa më parë për të shkuarën e çdo kandidati.

Në çdo rast këtë detyrë e ka prokuroria dhe çdo aktor tjetër politik duhet të heqë dorë nga marrja e ushtrimit të kësaj detyre nga ana e prokurorisë”, tha Balla.

PD publikon dokumentin grek: Kryebashkiaku i Mallakastrës person me rekorde kriminale, u dënua me 3 vjet 

Dekreti i Metës për ‘Anti-shpifjen’, Balla: Vendimi i Metës pas urdhrit të Bashës, do rrëzohet në seancën e parë

Të fundit