Flash News

KRYESORE

U denoncua për shkelje në emisionin investigativ, kreu i Gjykatës Administrative kalon vettingun

U denoncua për shkelje në emisionin investigativ, kreu i Gjykatës

Ndonëse pak kohë më parë u denoncua në emisionin investigativ ‘Boom’ në Ora News se ka shkelur hapur vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për pjesëmarrje në kuotën 50 % në proçesin e ndarjes se dosjeve për gjykim në institucionin që drejton, kreu i Gjykatës Administrative të shkallës së parë Tiranë, Eriol Roshi ka kaluar procesin e vettingit.

KPK e konfirmoi sot në detyrë, përmes trupës së përbërë nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.

Bazuar edhe nga të dhënat e ILDKPI, gjyqtari Roshi rezulton se nuk ka fshehur pasurinë dhe ka burime financiare të mjaftueshme.

Megjithatë, emisioni Investigativ solli fakte në lidhje me abuzimin ku konstatohet se në 116 shorte të hedhura për 6 muaj, kryetari Roshi nuk ka marrë pjesë në 44 prej tyre, duke rezultuar me 0 dosje, duke ulur kështu ngarkesën e tij të punës në mënyrë fiktive, por duket se trupa gjyqësore nuk i ka marrë në konsideratë një shkelje të tillë dhe sot e konfirmoi në detyrë.

Të fundit