Flash News

KRYESORE

U denoncua se favorizohet me miliona para për biznesin privat, ‘miku i Ramës’ i përgjigjet PD: Ja si na e lanë drejtorinë kolegët e Saliut

U denoncua se favorizohet me miliona para për biznesin privat, ‘miku

Drejtori i Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe i është përgjigjur PD, e cila e denoncoi se qeveria Rama i ka favorizuar kompaninë private.

Sipas zëdhënëses së PD, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat, Gonxhe është paguar me mbi 220 milionë lekë nga qeveria për kompaninë e tij private të transporteve, ndaj i kërkoi prokurorisë të nisë hetimet.

Pak minuta më vonë, Gonxhe ka reaguar duke publikuar disa foto se si sipas tij e gjetën Drejtorinë Rajonale të Tiranës kur PS erdhi në pushtet.

“Një album me kolazhe fotosh sesi na e lanẅ trashëgim Drejtorinë Rajonale të Tiranës kolegët e Saliut që sot na ndyn me statuset e tij banale!

Po si mundet që jo vetëm katandisën shtetin e shërbimet publike siç i shikoni, por as nuk kanë turp e baltosin ata që punojnë̈, ekipet që transformojnë̈ e investojnë̈ falë mirëadministrimit e rritjes së të ardhurave?!! Po o Sali, po, hapi sytë mirë ti dhe ato pak kazanë të tuat që të ripostojnë pahçavuret që ti vjell online - S’DO RRESHTIM së punuari për t’i kthyer (në rastin tim DPSHTRR-së) dinjitetin shërbimeve publike, e nëse puna e suksesi ty të zë sy e fyt - do vuash gjatë e dhimbshëm! Ke 30 vjet që shëmton këtë vend! Ne do punojmë̈ ta zbukurojmë̈, ta rimëkëmbim!”, shkruan Gonxhe.

https://www.facebook.com/blend.gonxhja/posts/932678687234895

 

Të fundit