Flash News

KRYESORE

U dënua me 11 vite burg për çështjen CEZ, Kastriot Ismailaj kërkon pafajësinë

U dënua me 11 vite burg për çështjen CEZ, Kastriot

Kastriot Ismailaj i dënuar me 11 vite burg nga Gjykata Penale e Tiranës për skandalin e madh të mashtrimit në bashkëpunim dhe pastrimit të parave për çështjen CEZ, kërkon pafajësinë.

Ismailaj është ish-administrator i kompanisë DIA e cila do të mblidhte borxhet në publik të energjisë elektrike për llogari të kompanisë CEZ.

Kërkesa e Ismailajt është depozituar në Gjykatën e Lartë më 12 korrik 2018 dhe ndodhet në pritje të datës se kur Kolegji Penal do të vendosë për shqyrtimin e saj, raporton Report Tv.

Relator i kësaj kërkesë është përzgjedhur gjyqtari Edmond Islamaj i cili kaloi me sukses procesin e Vettingut por ishte komisioneri publik që e ankimoi dhe kërkon shkarkimin e tij.

Aktualisht Gjykata e Lartë ndodhet në pamundësi të formimit të trupës gjykuese dhe kërkesa e Ismailajt do të mbetet në pritje si mijëra kërkesa të tjera deri në plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë.

Të fundit