Flash News

KRYESORE

U dënua me 16 vjet burg për vrasje në Fier, ekstradohet nga Greqia 47-vjeçari shqiptar

U dënua me 16 vjet burg për vrasje në Fier, ekstradohet nga

Mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina është bërë kapja në Greqi e dy personave në kërkim, duke u finalizuar me ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë.

Sipas policisë, është bërë ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i Petrit Buzi, 47 vjeç. Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Athinë, në mars 2019, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2005, e ka dënuar këtë shtetas me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 25.03.2004, ky shtetas, në bashkëpunim me tre shtetas te tjerë, ka vrarë shtetasin N. H., në fshatin Kallm i Madh, Fier.

Gjithashtu u bë ekstradimi nga Athina, Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar T. Sh., alias T. S., alias E. P., 34 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në maj 2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja me dhunë".

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Më datë 06.04.2018, në poliklinikën e specialiteteve në Fier, ky shtetas ka hyrë në zyrën e shtetases L. A. dhe i ka vjedhur nga çanta e saj portofolin dhe kartën e bankës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi T. Sh.

Të fundit