Flash News

KRYESORE

U dënuan për trafik droge në Angli, deportohen në Tiranë 12 shqiptarë të dënuar me 26 vjet burg

U dënuan për trafik droge në Angli, deportohen në

12 shqiptarë të akuzuar për trafik narkotikesh dhe sulm me thikë ndaj një punonjësi të urgjencës u deportuan së fundmi nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë.

Sipas Daily Mail, shqiptarët janë dënuar nga drejtësia angleze me 26 vjet burg për vepra të ndryshme penale, kryesisht në fushën e trafikut të narkotikëve.

Shqiptarët, shumica prej të cilëve kishin hyrë në tokën angleze në mënyrë ilegale u dërguan me një aeroplan të regjistruar nga Ministria e Brendshme.

Bëhet fjalë për Kuinslend Dishi, 25 vjeç i cili u dënua me 20 muaj burg pasi sulmoi me thikë një punonjës të urgjencës, Armand Gjyriqi, 27 vjeç, i cili mori një dënim tetë vjet në St Albans Crown Court për tregtinë e kokainës.

Andrea Kopo, 24 vjeç, i dënuar për furnizim me kokainë, posedim të pasurisë kriminale dhe dokumente false, Orgito Asllanaj, 29 vjeç, i dënuar me 12 muaj burg në Exeter Crown Court në maj për prodhimin e kanabisit etj.

Rreth 9,200 shtetas të huaj janë në burg në Angli dhe Uells, sipas shifrave të fundit, ndërsa shqiptarët përbëjnë grupin më të madh - 11 përqind.

Të fundit