Flash News

KRYESORE

U dërgoi gabimisht medieve mesazhin privat për Taulant Ballën, anëtarja e LSI-së ironizon Spartak Brahon

Pas mesazhit të dërguar gabimisht nga këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Spartak Braho, në email, ku i drejtohet kreut të grupit të PS, Taulant Balla, nuk mund të kalohej pa komente apo ironi ndaj tij.

“Bravo Taulant, bëni direkt denoncim sic kemi biseduar” , ky mesazh është ironizuar nga amtarja e Lëvizjes Socioalistë për Integrim, Elona Guri.

Guri përmes një foto të animuar në Facebook ka ka shkruar: Pleqëri të mbarë! E di vetë ai për kë e kam...”, duke e lënë të nënkuptohej që ky mesazh ishte për këshilltarin për marrëdhëniet me Parlamentin.

Kujtojmë që Braho u largua nga Lëvizja Socialiste për Integrim në zgjedhjet e fundit dhe u bë pjesë e Partisë Socialiste.

 

 Mesazhi i Spartak Brahos për Taulant Ballën

 

Të fundit