Flash News

KRYESORE

U dërgua në hapësirë për misione shkencore, objekti mund të përplaset me Tokën gjatë Pashkëve

U dërgua në hapësirë për misione shkencore, objekti

Stacioni hapësinor kinez ‘Tiangong-1’ i cili u nis në hapësirë për misionet të tij shkencore në vitin 2011, parashikohet të bjerë në Tokë gjatë fundjavës së Pashkëve.

Sipas “Daily Mail”, pajisja 8.5 ton u çaktivizua në vitin 2016 dhe tani duket se objekti do të orbitohet dhe shkatërrohet në Tokë.

Aktualisht nuk është raportuar nëse Kina ka qenë në gjendje të ruajë apo të rivendosë lidhjet me ‘Tiangong-1’, gjë që do lejonte inxhinierët që në minutën e fundit të shmangnin përplasjen me Tokën.

Stacioni hapësinor kalon një orbitë të planetit çdo 1 orë e gjysmë me një shpejtësi prej 28.000 kilometrash në orë, me trajektoren e saj që ndryshon midis gjatësisë 43 gradë në jug dhe 43 gradë në veri.

Kjo e vë Australinë, Afrikën, Amerikën e Jugut, shumicën e Shteteve të Bashkuara dhe Azinë Juglindore brenda zonës së mundshme të përplasjes.

Të fundit