Flash News

KRYESORE

U dhuna nga policia në protestë, flet Floida Kërpaçi: Vijoi dhe në Parlament, mami dhe babi u tmerruan

U dhuna nga policia në protestë, flet Floida Kërpaçi:

Ajo u dhunua, e gjaku i saj ka ndezur gjakrat e politikës. Bëhet fjalë për deputeten e LSI Floida Kërpaçi, e cila mori vëmendjen maksimale një ditë më parë në protestën e opozitës kur u shfaq e gjakosur në oborrin e parlamentit. Por vetëm sot rrëfen se si e mësuan dhe si reaguan prindërit e saj.

 “Mami dhe babi u tmerruan, më telefonuan disa herë ndërsa unë po jepja deklaratë për shtyp. Prindërit më kanë mësuar që mos të dorëzohem”, shprehet Kërpaçi

Megjithëse thotë se u dhunua nga policia Kërpaçi thotë se për momentin ka vendosur të mos bëjë kallëzim pranë organeve të drejtësisë.

 “Për momentin kamë vendosur që nuk do bëj kallëzimi”, tha ajo.

Në një intervistë por IN Tv Kërpaçi thotë se dhuna e policisë vijoj edhe në parlament nga deputetët e shumicës, e kjo sipas saj është e patolerueshme.

 “Dhunë kam ndjerë dhe në Parlament nga deputete dhe deputetë të mazhorancës”, pohon deputetja.

Të fundit