Flash News

KRYESORE

U dhunua me shkop bejsbolli, flet shefi i regjimit të burgu: Më sulmuan tre persona

Shefi i regjimit të burgut 313, Bledar Pura është rrëfyer pas dhunës barbare që i është ushtruar ditën e djeshme duke deklaruar se nuk i ka parë autorët.

 “Kam qene me kokën poshtë duke parë telefonin. Dita nuk kishte zbardhur plotësisht kur një person me afrohet përballë dhe me godet në kokë ndërsa 2 të tjerë nga pas. Nuk kam parë asgje”, është shprehur Pura.

Ai aktualisht ndodhet në spitalin e traumës në pavionin e Neurokirurgjisë pasi mjekët po planifikojnë një ndërhyrje në krah për shkak të frakturave të mara, ndërkohë ai po qëndron nën efektin e qetësuesve.

Bledar Pura u dhunua ditën e djeshme rreth orës 06:30 në kohën kur po shkonte për në punë. Pura punon prej 4 vitesh oficer në burgun e Tiranës.

Të fundit