Flash News

KRYESORE

U dhunua nga disa të rinjë, çfarë tha gazetari Ismet Drishti një ditë para ngjarjes

Për herë të dytë brenda pak kohëve, drejtori i televizionit Zjarr Tv, Ismet Drishti është dhunuar nga disa të panjohur.

Në njoftimin e publikuar nga policia thuhet se Drishti u godit nga një shtetas i mitur me iniciale D.M, por nuk jepet ndonjë arsye.

"Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin e mitur D.M, pasi në rrugën “3 Dëshmorët”, ka goditur me sende të forta shtetasin I.D, vjeç 52, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e D.M. Neni 90 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policies.

Megjithatë, një ditë para ngjarjes, respektivisht pasditen e së enjtes, vetë gazetari kishte postuar një karikaturë në Facebook, e cila tregonte një kuksianë duke qëlluar me grusht kryeministrin Rama.

“Unë Ismet Drishti kam një propozim për të gjithë bashkëkombasit e mi! Deri sa të lirohen të gjithë protestuesit të bëjmë këtë karikaturë brilante foto profili. Si thoni? Unë po e bëj. Share e tag miqve kush është dakort!”, shkruante Drishti në krah të karikaturës.

Deri tani gazetari nuk ka akuzuar asnjë person në lidhje me këtë ngjarje, por ka pohuar se patrulla e policorisë ka mbërritur shumë vonë në vendngjarje.

Të fundit