Flash News

KRYESORE

U dhunua nga truproja i Arta Markut, reagon gazetari: Mund të heshtësh për të mbuluar kokëboshësinë tënde

U dhunua nga truproja i Arta Markut, reagon gazetari: Mund të heshtësh

Pasu u dhunua nga truproja e prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, gazetari Renaldo Salianji ka reaguar publikisht.

Salianji teksa i drejtohet Markut nëpërmjet një statusi në Facebook, ku i thotë se “injoranca nuk është argument zonja prokurore PPP” dhe se mund të zgjedhë të mos flasë, por s'ka pse dhunon gazetarët.

Reagimi i Renaldo Salianji

“Injoranca nuk është Argument zonja prokurore PPP.

Mund të zgjedhësh të heshtësh për të mbuluar kokëboshësinë. Mund të zgjedhësh të mos flasësh për të fshehur budallallëkun që të karakterizon. Por nuk ke pse ushtron dhunë ndaj një gazetari, (të pa armatosur), të pa rrezikshëm, që do të dijë vetëm pse ju nuk nisni hetime për përgjegjësit e ngjarjes në aeroport.

Unë do të vazhdoj të bëj punën time me ndershmëri, dinjitet dhe pasion, ashtu siç e kam bërë deri tani. Unë nuk jam i përkohëshëm. Nuk jam nga ata që i bëjnë fresk pushtetit, dhe nuk kam për të qenë kurrë.

(P.S. Mirë truprojën, e kuptoj, se është një copë mishi me dy sy që ashtu i kanë dhënë urdhër, po Ulqiu ç’të mamit të vet do që përpiqet të më largojë dorën, kur i drejtoj mikrofonin prokurores së përgjithëshme të përkohëshme, për ta pyetur për hetimet e grabitjes? Pse i djeg Ulqiut?)”

Pas pyetjes nëse prokuroria po heton për ngjarjen e Rinasit, Blerina Gjylameti i kërkoi gazetarit “të hapë cikë rrugën’, Ulsi Manja i kapi dorën, Arta Marku shtyu mikrofonat ndërsa truproja e përplasi te dera gazetarin.  

Të fundit