Flash News

KRYESORE

U dhunua para takimit Liverpool-Roma, 53-vjeçari në gjendje kritike për jetën

U dhunua para takimit Liverpool-Roma, 53-vjeçari në gjendje kritike

Pak orë para nisjes së takimit të gjysmëfinales së parë të ‘Champions League’ mes Liverpool-it dhe Romës, ka patur përleshje ndërmjet tifozëve të dy ekipeve, ku ka mbetur i plagosur një 53-vjeçar.

I plagosuri, i cili supozohet se ishte tifoz i ekipit anglez, është dhunuar nga dy persona të moshës 25 dhe 26 vjeçare të cilët vinin nga Roma.

Ai ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën.

Dy personat e lartpërmendur që dhunuan 53-vjeçarin, janë arrestuar nën akuzën e tentativës për vrasje.

Ndërkohë vetë ekipi i Liverpool është shprehur nëpërmjet një deklarate se është i gatshëm për të ofruar mbështetje të plotë për të plagosurin.

Të fundit