Flash News

KRYESORE

U diagnostifikua me leuçemi, portieri i Ulvërhemptonit tërhiqet nga futbolli

U diagnostifikua me leuçemi, portieri i Ulvërhemptonit tërhiqet

Portieri nigerian i Ulvërhemptonit, Karl Ikeme, ka hequr dorë nga futbolli, pas diagnostifikimit me sëmundjen e rëndë të leuçemisë.

Ai ka është shprehur se ishte i detyruar të tërhiqej pasi rrezikonte shëndetin e tij. Ikeme ka falënderuar ekipin e tij për mbështetjen, si edhe të githë ata po mbledhin donacione për të.

“Kam folur me mjekun dhe më ka sugjeruar të tërhiqem, sepse kurat e kanë dobësuar trupin tim. Shëndeti është prioritet tani, nuk mund të rrezikoj. Falënderoj nga zemra Ulvërhemptonin për mbështetjen, por ashtu edhe njerëzit që do të mbledhin donacione për të më ndihmuar”, është shprehur 32-vjeçari.

Të fundit