Flash News

KRYESORE

“U diskutua do jetoj ose jo”, ish-deputeti i PS rrëfen përvojën me Covid-19: Humba 20 kg, gabimi fatal që mund të më kushtonte jetën

“U diskutua do jetoj ose jo”, ish-deputeti i PS rrëfen

Ish-deputeti i PS Fatmir Toçi ka rrëfyer përvojën e tij pasi u prek me covid-19.

Për pasojë, ish zyrtari u shtrua në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ku qëndroi për 45 ditë dhe 10 të tjera në regjim shtrati në shtëpi.

Në një intervistë me ‘Skype’ në ‘news 24, Toçi tregon se aktualisht është më mirë, por është në fazën e rikuperimit, periudhë që sipas tij zgjat një deri në tre muaj. Ai tregon se gjatë trajtimit në spital ka humbur 20 kg dhe cili ishte gabimi fatal që mund t’i kishte kushtuar edhe jetën, nëse nuk do kërkonte trajtim spitalor.

“Kam 5 javë që kam dalë nga spitali, ndonëse nuk jam në gjendje normale për një jetë me aktivitete të zakonshme. Pasi le spitalin, Covid ka një periudhë tjetër që nuk është shumë e shkurtër që zgjat 1-3 muaj ku pacienti kërkon të rehabilitohet pas një qëndrimi të gjatë në spital. Ndihem më mirë, por kam humbur 20 kg gjatë kohës në spital. E kam rimarrë veten, por jo aq sa duhet.

Kam bërë gabim fatal në fillim pasi kur u informova se isha infektuar, kur bëra një skaner, vendosa ta kaloja në kushtet e shtëpisë. Është e pamundur në këtë fazë trajtimi në shtëpi.

Mund të them se kur mësova për infektimin, mushkëritë e mia ishin 30% të prekura. Gjatë qëndrimit tim në shtëpi, për 10 ditë virusi u përhap në 70% të mushkërive. Pra ky ishte gabimi im i madh, që vendosa të mos e trajtoj direkt në spital.

Nuk besova se mund të diskutohesha a do jetoja apo jo. Ditët e para të spitalit dhe drejtuesit e spitalit më çuan në reanimacion për 3 javë dhe ka patur momentet të mosfunksionimit normal të vetëdijes. Më pas u riktheva në jetë dhe pak gjëra mbaj mend”, tha ish deputeti socialist.

Të fundit