Flash News

KRYESORE

U diskutua si kandidat për Tiranën, Artan Fuga: Shpëtimi është dalja e intelektualëve në sheshin e politikës

U diskutua si kandidat për Tiranën, Artan Fuga: Shpëtimi

Në një shkrim, ditën e djeshme Politiko.al renditi disa kandidatë të mundshëm, të cilët mund të përballen me kryebashkiakun Erion Veliaj për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 2019-s.

Mes tyre, Politiko.al renditi dhe akademikun Artan Fuga, si kandidat nga shoqëria civile.

Kjo, marrë shkas dhe nga letra e hapur e Artan Fugës dhe Mark Markut, ku trajtohej shqetësimi për shembjen e Teatrit Kombëtar, ku ndër të tjera folën dhe për angazhim të mundshëm politik.

I kontaktuar nga Politiko.al, nëse do pranonte të kandidonte për Bashkinë e Tiranës po t’i propozohej dhe se kush mund të ishte një kandidat për kryeqytetin, akademiku Fuga është përgjigjur shkurt.

“Unë nuk shoh arsye për intervistë Xhuliana, megjithë respektin për ty dhe për Politiko. Por që shpëtimi është dalja e intelektualeve në sheshin e politikës këtë vetëm budallai mund ta kundërshtojë. Dielli në Shqipëri nuk lind dot as në Lindje as në Perëndim, por nga universitetet. Prandaj politika i ka sulmuar, rrëzuar! Gjithë të mirat, af”, tha akademiku Artan Fuga për Politiko.al.

“’Damkën’ politike e kam”, Manjani përjashton veten si kandidat për Tiranën: Kryetari i Bashkisë jo politik

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës; qytetarët të lëkundur midis Dash Shehit dhe Jorida Tabakut

Të fundit