Flash News

KRYESORE

U dogj bashkë me gruan dhe 2 fëmijët, kuzhinieri grek paralajmëroi vdekjen në ‘Facebook’

U dogj bashkë me gruan dhe 2 fëmijët, kuzhinieri grek

Nga Greqia vazhdojnë të vijnë histori nga më të ndryshmet sa i takon zjarrit që pëfshiu disa zona në përiferi të Athinës.

Kështu, një shef kuzhine i quajtur, Panos Kokkinidis, i cili bashkë me gruan e tij dhe dy fëmijët humbën jetën nga zjarret në zonën e Matit kishte paralajmëuruar humbjen e jetëve të njerëzve nëse zjarri nuk do të pushonte. “Nëse një mrekulli nuk do të ndodhë, ajo do të djegë shumë njerëz", ishin fjalët e tij në ‘Facebook’.

Bashkangjitur me komentin ai tij, ai postoi edhe një video të zonës, e cila sapo kishte marrë flakë. Humja e jetës së Kokkinidis dhe anëtarëve të familjes së tij është pritur me pikëllim edhe nga Shoqata e Shefave të Kuzhinëv në Greqi.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë pikëllimin dhe dhimbjen tonë për humbjen e padrejtë të anëtarit tonë Panagiotis Kokkinidi dhe familjes së tij. Një njeri i mrekullueshëm me vlerat morale, mbi të gjitha një njeri i shkëlqyer profesionale dhe familjar. Të gjithë ne që kemi jetuar me të  dhe që e njihnim atë kurrë nuk do të harrojmë mirësinë e shprehur nëpërmjet syve të tij. U prefsh në paqe Panagiotis .... të paktën ju jeni me familjen tuaj".

Informacionet e fundit flasin se mbi 80 persona kanë humbur jetën ndërsa mbi 100 janë shpallur të zhdukur.

 

Të fundit