Flash News

KRYESORE

U “dogj” nga vettingu për milionat e pajustifikuara, gjyqtari i Kushtetueses fundos edhe Adriatik Llallën

U “dogj” nga vettingu për milionat e pajustifikuara, gjyqtari i

Fatos Lulo është gjyqtari i parë i Gjykatës Kushtetuese i cili u shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me argumentin se nuk justifikoi pasurinë e tij që i shkonte rreth 500 milionë lekë .

Në deklaratën e tij të zbardhur para trupës gjykuese, Lulo ka deklaruar se kur është hetuar nga ILDKP në kohën kur drejtohej nga Adriatik Llalla, të cilit një vit më parë i mbaroi mandati si Prokuror i Përgjithshëm, ka rezultuar i rregullt dhe pa probleme me justifikimin e pasurisë.

“Në vitin 2010 apo 2011 (nuk e mbaj mend ekzakt vitin), mua më ra shorti nga ILDKPKI për kontroll të thellë. Nga ky organ jam thirrur nga inspektori dhe kam dhënë shpjegime për gjithçka në lidhje me deklaratën e vitit 2004 dhe të atë të vitit 2006, vit në të cilin unë mora detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë. ILDKPKI, mbasi kreu të gjitha të gjitha veprimet e saj, mendoj se arriti në një konkluzion. Ky konkluzion i saj duhet të ketë qenë në favorin tim, pasi unë kam vazhduar detyrën që nga ajo kohë deri më sot. Në këto kushte, mendoj se ky objekt kontrolli është i ezauruar. Sa më lart, deklarohet në vullnetin tim dhe përgjegjësinë time ligjore”, mësohet të ketë thënë Fatos Lulo.

Gjykatësi Fatos Lulo nuk arriti të justifikojë 480 mijë dollarë me të cilat do të blinte një shtëpi në Kanada dhe 100 mijë euro. Të dyja këto shuma, gjykatësi pretendoi se ia kishte marrë të motrës hua apo si dhuratë. Në përfundim të vlerësimit të gjykatësit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi gjykatësin nga detyra për shkak të pasurisë së tij.

Të fundit