Flash News

KRYESORE

U dorëhoq pas akuzave për lidhje me Soros, Ministri Bushati vlerëson kontributin e Kotzias

U dorëhoq pas akuzave për lidhje me Soros, Ministri Bushati

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar pas dorqheqjes së homologut të tij grek, Nikos Kotzias.

Përmes një reagimi të shkurtër në ‘Tëitter’, kreu i diplomacisë shqiptare vlerëson kontributin e Kotzias për hapjen e një faqeje të re bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Ka pak gëzime në këtë profesion, por ato më të çmuara rrjedhin nga bashkëpunimi i vërtetë dhe një frymë kolegjialiteti. Faleminderit Nikos Kotzias për përpjekjet tuaja në hapjen e përbashkët të një faqe të re të bashkëpunimit, besimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore midis vendeve tona”, thekson Bushati.

Media greke me dije se Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i koalicionit.

Sipas të njëjtave burime, gjatë takimit të sotëm të kabinetit, Kammenos akuzoi Kotzias për keqmenaxhimin e fondeve sekrete të Ministrisë së Jashtme dhe si njeri të financuesit miliarder,  amerikanit George Soros.

Të fundit