Flash News

KRYESORE

U dorëhoq si ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tregon se ku do të fokusohet tani

U dorëhoq si ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tregon se ku do

Pas dorëheqjes si ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj do të vijojë angazhimin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në fjalimin përshëndetës me stafin e Ministrisë së Brendshme, Xhafaj theksoi se do të fokusohet në zbatimin e reformës në drejtësi dhe ngritjen e institucioneve të reja.

“Kam vendosur të shkëputem nga pesha e përditshme e përgjesive ekzekutive, për t’ju përkushtuar rolit të respektuar të ligjvëvënësit, duke iu bashkuar angazhimit kolegëve të mi për implementimin e reformës në drejtësi, ngritjen e institucioneve drejtuese të sistemit dhe veçanërisht përshpejtimit të procesit për ngritjen e BKH-së dhe Spak-ut”, u shpreh ish-ministri.

Fatmir Xhafaj u dorëhoq disa ditë më parë, në kohën kur Policia e Shtetit kishte nisur goditjen e disa prej bandave më të rrezikshme kriminale, ndërkohë që nuk ka dhënë ende asnjë shpjegim shterues për këtë vendim të papritur.

Në fjalimin e fundit si ministër, Xhafaj flet sërish për dorëheqjen. Ramën e përmend specifikisht për një çështje

Azilkërkuesit, Fatmir Xhafaj: Kishim dështuar përpara se unë të merrja detyrën e ministrit

Të fundit