Flash News

KRYESORE

U dyshua për një rast me COVID-19, mbyllet çerdhja në Tiranë; Beqiri: Morëm masa të menjëhershme, stafi do futet 14 ditë në karantinë

U dyshua për një rast me COVID-19, mbyllet çerdhja në

Bashkia e Tiranës ka mbyllur çerdhen nr.16 në zonën e Bllokut pasi dyshimeve për një rast me COVID-19. Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtoresha e Çerdheve dhe Kopshteve në Bashkinë e Tiranës, Zhaneta Beqiri, e cila në një prononcim për ‘News24’ tha se stafi do futet në karantinë për 14 ditë.

Beqiri po ashtu theksoi se që prej 1 Qershorit, që është bërë edhe hapja e çerdheve, këto institucione  po ndjekin një protokoll strikt për garantimin e higjienës.

“Janë marrë masa që nga 1 Qershori dhe në vazhim dhe lidhen me garantimin e higjienës, do të thotë, dezinfektantët e duarve, te ambientit, matje në mënyrë permanente, në pritje dhe në përcjellje, por dhe gjatë ditës, e temperaturës si për fëmijët, edhe për stafin. Gjë që faktohet nga dokumentacioni që është në çerdhe”, ka theksuar Beqiri.

Drejtoresha e Çerdheve dhe Kopshteve në Bashkinë e Tiranës, u shpreh se masat e marra kanë qenë të menjëhershme që pas dyshimeve për rastin e parë.

“Sapo u dyshua për një rast, morëm menjëherë masat dhe ridizinfektuam për të tretën herë, pasditen e djeshme, çerdhen 16 dhe larguam nga çerdhja, atë grup edukatoresh dhe sanitaresh që të mos ishin sot në ambientet e çerdhes. Sot Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor doli me një vendim, ku pezullohet shërbimi me një afat kohor 14 ditor, duke qene se i gjithë stafi i çerdhes është pjesë e hetimit epidemiologjik. Ne do të zbatojmë të gjithë protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë për këtë rast. Që do të thotë, stafi do të vetëkarantinohet, pastaj Ministria e Shëndetësisë me strukturat e veta përkatëse do të vazhdojë të ndjekë rastin”, tha Beqiri.

Beqiri ndër të tjera nënvizoi se gjatë gjithë kësaj periudhe çerdhet dhe kopshtet e Tiranës janë monitoruar nga Bashkia e Tiranës.  “Jemi alert ndaj çdo ndryshimi të temperaturës së fëmijëve dhe të stafit, dhe menjëherë këtë ndryshim e sinjalizojmë, e relatojmë tek Operatori Shëndetësor Vendor”, ka thënë ndër të tjera ajo.

“Pritja dhe përcjellja e fëmijëve, dezinfektimi i duarve të fëmijëve, dezinfektimi i ambienteve, moslejimi i prindërve që të hyjnë, dhe pritja e përcjellja tek dera e institucioneve, ka qenë rutina e të gjitha ditëve që është ofruar shërbimi në çerdhet dhe në kopshtet e Tiranës. Ne jemi alert ndaj çdo ndryshimi të temperaturës së fëmijëve dhe të stafit, dhe menjëherë këtë ndryshim e sinjalizojmë, e relatojmë tek Operatori Shëndetësor Vendor. Kjo është detyra që kemi përgjegjësi për të qenë strikt, për të qenë korrekt, për të garantuar shëndetin e fëmijëve në çerdhe dhe në kopshte”, përfundon Beqiri.

Të fundit