Flash News

KRYESORE

U ekstraduan nga Kosova, gjykata turke merr vendimin për gjashtë ‘gylenistët’

U ekstraduan nga Kosova, gjykata turke merr vendimin për gjashtë

Gjykata turke ka caktuar masën e arrestit me burg për gjashtë personat që u arrestuan dhe u ekstraduan nga Kosova si bashkëpunëtorë të Lëvizjes Gylen.

Vendimi për paraburgimin e të dyshuarve Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina është caktuar nga një gjykatë penale në Stamboll.

Të dyshuarit janë sjellë në gjykatë pas marrjes paraprake të dëshmive nga ana e Prokurorisë Republikane të Stambollit dhe Byrosë së Terrorizmit dhe Krimeve të Organizuara.

Arrestimi dhe ekstradimi i gjashtë shtetasve turq nga Agjencia e Inteligjencës së Turqisë në bashkëpunim me strukturat e Agjencisë Inteligjenve të Kosovës, ka shkaktuar përplasje midis Ankarasë dhe Prishtinës, për arsye se liderët kosovarë nuk ishin njoftuar për një aksion të tillë.

Të fundit