Flash News

KRYESORE

U ekzekutua 100 metra larg banesës, policia e Lushnjes zbardh detajet e para

U ekzekutua 100 metra larg banesës, policia e Lushnjes zbardh detajet e

FOTO ILUSTRUESE

Një person i qëllua për vdekje mbrëmë në fshatin Shegas, në Lushnje. Viktima e identifikuar si Qemal Alla 48 vjeç u qëllua me armë zjarri në mjetin e tij 100 m para se të mbërrinte tek banesa e tij.

Sipas policisë, viktima ishte fermer dhe nuk njihet si person me precedent kriminal.

Njoftimi i policisë:

Në datën 09.10.2018, rreth orës 21:45, në fshatin Shegas, Lushnje, duke udhëtuar me mjetin e tij, rreth 100 m para se të mbërrinte tek banesa, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Q.H, 48 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.

Shtetasi Qemal.H ishte fermer dhe nuk njihet si person me precedent kriminal.

Ekspertë të Hetimit të Krimit po hetojnë mbi shkakun dhe zbardhjen e rrethanave ende të paqarta.

Në ndihmë të grupit hetimor kanë shkuar një grup ekspertësh të Hetimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Forca të shumta policie nga Komisariati i Lushnjes, Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe FNSH Fier në vendngjarje.

Pika kontrolli dhe krehje zone nga forcat e Policisë për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të saj.

Të fundit