Flash News

KRYESORE

U ekzekutua në mënyrë mafioze tek Komuna e Parisit, zbulohet identiteti i viktimës: I dyshuar për një vrasje në Angli

Zbardhen detaje të reja nga atentati ndaj 40-vjeçarit, Hekuran Billa, tek Komuna e Parisit mbrëmjen e sotme. Burime bëjnë me dije se viktima, është vrarë në makinën e tij me armë me silenciator ndërsa ka qene në lëvizje. Mësohet se, Billa ka qenë duke ecur me një makinë tip BMW X6 me ngjyrë të bardhë.

Dëshmitarët thanë se makina e tij është përplasur me mjetet e tjera dhe pas kësaj është konstatuar se ai ishte qëlluar me armë me silenciator duke gjetur menjëherë vdekjen. Për pasojë automjeti ka ecur disa metra në menyre të çrregullt duke u përplasur me makina të tjera aty pranë.

Billa u gjet i pajetë në makinën e tij me targa AA888OH, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat e plota të vrasjes.

Raportohet se Hekuran Billa ka precedentë të mëparshëm penalë. Viktima, me origjinë nga Kukësi, është një emër i skanuar nga drejtësia angleze, i cili në vitin 2006 ka vrarë një person të identifikuar si Prel Marku. Hekuran Billa njihej edhe me emrin tjetër, si Herland Bilali.

Njoftimi i policise

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme qê do çojë në identifikimin e autorit.

Të fundit