Flash News

KRYESORE

U ekzekutua në pragun e shtëpisë, 47-vjeçari me 2 emra dhe i dënuar me 7 vite burg

U ekzekutua në pragun e shtëpisë, 47-vjeçari me 2 emra dhe

Janë zbuluar të tjera detaje sa i përket së shkuarës së 46-vjeçarit Laver Tozaj, i ekzekutuar pasditen e sotme ara shtepise se tij ne Selenicë të Vlorës. Tozaj është një emer i njohur për drejtësinë pasi në vitin 2013 është dënuar me 7 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhafer, ndryshe Laver Tozaj, për kryerje të veprës penale të: “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, të parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me dhjetë vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimtar të të pandehurit Xhafer ndryshe Laver Tozaj me shtatë vjet e katër muaj burgim. Vuajtja e dënimit për këtë të pandehur fillon nga dita e arrestimit të tij dhe të bëhet ne një burg të sigurisë së zakonshme”, shkruante gjykata.

Tozaj u transportua menjëherë për në spitalin e Vlorës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë gjatë rrugës ndërkohë që policia ka nisur hetimer për të zbardhur shkaqet dhe autorin/autorët e vrasjes.

Të fundit