All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

U emërua koordinator për sigurinë Kibernetike në Kosovë, i hakohet llogaria në Facebook disa orë më pas

All - Paragraf - 1

Zv.ministri i Brendshëm kosovar, Zafir Berisha u emërua dje në pozitën e Koordinatorit Nacional për siguri kibernetike në Kosovë dhe të Koordinatorit Nacional për menaxhimin e emergjencave.

All - Paragraf - 3

Por, pak orë pas marrjes së detyrës, Zafir Berishës i është hakuar llogaria e tij në Facebook.

“As 3-4 orë nga emerimi i Zafir Berisha u thye Facebooku i tuij hahahaha. N'dor t'kuejt ka met siguria kibernetike qe facebookin e vet sun e run. Me Respekte nga PRESHEVA!”, shkruhet në një postim nga llogaria e tij.

Në një status të mëvonshëm disa minuta më pas, nga llogaria e Berishës është shkruar se synimi i vetëm i këtij veprimi është që të gjithë ta shohin se “në dorë të kujt ka mbetur siguria kibernetike”.

“Mos m’shkruni mesazhe se ja kthej Facebookun, as që jom tu e kontrollu. Vetëm vlerësone se në dor t’kujt ka met siguria kibernetike”, shkruhet në status.

Emërimi i tij si koordinator për Siguri Kibernetike kishte nxitur debat në rrjetet sociale.

Të fundit