Flash News

KRYESORE

U etiketua pas postit si "njeriu i Ramës", ish-ministri i PD: Nuk e kam kompleks, si i kam raportet me kryeministrin

Ish-ministri i Financave në qeverinë e drejtuar nga Sali Berisha, Ritvan Bode është ndër emrat që bëri ‘zhurmë’ mediatike në dhjetor të 2018, kur do të propozohej nga mazhoranca për anëtar të  Bordit të Këshillit Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, detyrë që vazhdon ta mbajë edhe aktualisht.

Duke folur për ‘Ora News’, Bode u pyet se si ndihej për faktin se pas këtij emërimi u etiketua si "njeriu i Edi Ramës", ndërsa ka treguar edhe raportet me kryeministrin Edi Rama.

“Nuk kam asnjë lloj kompleksi në këto lloj etiketimesh, as kam ndonjë lidhje me Edi Ramën. Lidhjen e  kam pasur vetëm me PD, nuk ka qenë zgjedhja ime, megjithatë unë jam pajtuar me këtë  status. Më pëlqen të kontribuoj nëse mundem në çdo sektor. Jam anëtar i Bordit të Këshillit Mbikëqyrës të Bordit të Shqipërisë që është një organ i depolitizuar dhe nuk ka asnjë lidhje me partitë”, u shpreh Bode.

Kujtojmë se Ridvan Bode ishte në mesin e "xhaketave të vjetra" që u la jashtë listave në zgjedhjet parlamentare të 2017 nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Të fundit