Flash News

KRYESORE

U fiket motori në mes të detit, policia kufitare e Sarandës shpëton 7 pushuesit e huaj...

U fiket motori në mes të detit, policia kufitare e Sarandës

Një gomone me 7 pushues, një shqiptar dhe 6 të huaj janë shpëtuar sot nga Policia Kufitare e Sarandës, e cila ka arritur të nxjerrë në breg shëndoshë pushuesit, të cilët kanë rrezikuar jetën ndërsa lëviznin me një mjet lundrues nga Himara në Sarandë. Në Sallën Operative të Kufirit në Sarandë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi V.Q., i cili kërkon ndihmë, pasi së bashku me 6 shtetas të tjerë ndodheshin në një mjet lundrues që ka pësuar defekt teknik (fikje e motorit) dhe kanë mbetur në det rreth 300 metra nga bregu i Bunecit.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë shkuar menjëherë pas sinjalizimit për ndihmë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen në terren tokësor të shtetasve:

A.L., 26 vjeç; S.V., 45 vjeç; C.C., 49 vjeç; M.E., 30 vjeç, të katërt banues në Suedi, si edhe shtetasit L.K., 53 vjeç, banues në Itali; T.J., 48 vjeç, banues në Belgjikë së bashku me shtetasin V.Q., 55 vjeç, banues në Shqipëri.

Nxjerrjen e mjetit lundrues tip gomone në bankinën e Bunecit. Policia Kufitare ka transportuar për në Sarandë turistët, të cilët nga ana e tyre kanë falënderuar Policinë Kufitare për ndihmën e dhënë. Shtetasit e lartpërmendur janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

 

Të fundit