Flash News

KRYESORE

U filmua duke marrë lekë, shkarkohet punonjësi i Hipotekës në Vlorë

Lidhur me denoncimin e bërë ditën e sotme në emisionin ‘Stop’, ku një punonjës i ZVRPP Vlorë shfaqej duke marrë lekë në këmbim të marrjes së pronësisë të një toke, ka reaguar Ministria e Drejtësisë.

Përmes një njoftimi për mediat, Ministria e Drejtësisë bën me dije se ka shkarkuar punonjësin Patriot Deraj, me detyrë specialist IT pranë kësaj zyre.

Reagimi i plotë

Menjëherë pas marrjes dijeni, përmes emisionit investigativ “Stop”, për përfshirjen e një punonjësi të ZVRPP Vlorë në afera korruptive, Kryeregjistruesi z. Elion Semanaj ka firmosur urdhërin e shkarkimit për punonjësin Patriot Deraj, me detyrë specialist IT pranë kësaj zyre.

Njëkohësisht, ZQRPP ka marrë masa për referimin e materialit kallëzues në organin e prokurorisë.

Ministria e Drejtësisë dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme janë të vendosur për dënimin e çdo lloj abuzimi me detyrën, shkeljeje të ligjit dhe shpërdorimit të besimit të publikut nga cilido punonjës i Zyrave të Regjistrimit të Pasurisë.

Inkurajojmë qytetarët që të mos hezitojnë të denoncojnë të gjitha veprimet korruptive apo në shkelje të detyrës nga punonjës të ZVRPP-ve apo të institucioneve të tjera në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Të fundit